Vaksinimet e fëmijëve po i afrohen nivelit që ishte regjistruar para pandemisë

Vaksinimet e fëmijëve po i afrohen nivelit që ishte regjistruar para pandemisë

Imunizimi i fëmijëve në mbarë botën, i cili ra gjatë pandemisë Covid-19, ka filluar të rikuperohet, por mbetet nën nivelin para pandemisë. Kështu bëri me dije OKB këtë të martë. Sipas të dhënave të reja të publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), ka pasur katër milionë fëmijë të vaksinuar më shumë në 2022 sesa në 2021. "Pra, ky është një lajm i mirë", tha drejtoresha e departamentit të imunizimit dhe vaksinave në OBSH, Kate O'Brien, për AFP. Mesatarisht, vendet në mbarë botën po rikuperohen dhe po i afrohen nivelit të imunizimit që kishin arritur përpara se të vinte pandemia. “Këto të dhëna janë inkurajuese”, tha në një deklaratë Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus. Në vitin 2022, 20.5 milionë fëmijë nuk morën një ose më shumë vaksina bazë, krahasuar me 24.4 milionë në vitin 2021. Pavarësisht këtyre “shenjave premtuese”, mbulimi ende nuk arrin nivelet para pandemisë (18,4 milionë), të cilat, sipas OKB-së i vë fëmijët në rrezik serioz nga epidemitë. “Rimëkëmbja është shumë e pabarabartë”, vuri në dukje Kate O'Brien.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy