Karteli i sigurimeve, pakt pa leje për kartonin jeshil (VIDEO)

Karteli i sigurimeve, pakt pa leje për kartonin jeshil (VIDEO)

Kompanitë e sigurimit kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për shitjen dhe administrimin e kartonit jeshil. Kartoni jeshil është produkt sigurimi për dëmet që drejtuesit e mjeteve mund të shkaktojnë në lëvizjet e tyre jashtë territorit të Shqipërisë. Në treg, shoqëritë e sigurimit e lëshojnë atë me një çmim fiks e të standardizuar, ndërsa Tema TV u interesua në pikat e shërbimit, duke marrë konfirmimin për çmimet që nuk pësojnë luhatje.

Pra, prakitikisht, shoqëritë e sigurimeve e kanë bërë marrëveshjen mes tyre, dhe e kanë paraqitur pranë Autoritetit të Konkurrencës, për të kërkuar përjashtimin e saj nga ndalimi, në kuptimin ligjit për mbrojtjen e konkurrencës. Ndonëse përmbajtja e marrëveshjes nuk është bërë e ditur, pakti mes kompanive tregon edhe njëherë se tregu i produkteve të sigurimit vazhdon të koordinohet, për praktikat e çmimeve, të cilat në të gjitha rastet kanë goditur konsumatorin dhe kjo është pasqyruar në hetimet e kryera nga Autoriteti i Konkurrencës.

Ky i fundit madje nuk ka kursyer as gjobat, njëherë në vitin 2012 dhe më tej në 2014 për rritjen e çmimit të sigurimit TPL. Por, duket se marrëveshja e 8 shoqërive të sigurimit dhe kërkesa për përjashtimin e saj nga ndalimi është bërë këtë herë për të shmangur penalitetet  e mundshme. Tarifat për kartonin jeshil janë vendosur që nga viti 2014, dhe kanë vlefshmëri minimale 2 javë, edhe sikur qytetari të dalë jashtëv vendit qoftë edhe për një ditë. Tarifa për të rezulton të jetë mbi ato të rajonit dhe kompanitë justifikohen me cmimin e lartë, për shkak se dalin me humbje.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy