“Shkolla e Magjistraturës”, Llangozi: Nuk ka transparencë, testimi duhet të ribëhet (VIDEO)

“Shkolla e Magjistraturës”, Llangozi: Nuk ka transparencë, testimi duhet të ribëhet (VIDEO)

Avokati Arben Llangozi, akuzat për skandal dhe klientelizëm me fituesit e Shkollës së Magjistraturës e komenton me faktin se shumë nga ankuesit nuk kanë marrë ende një përgjigje të posaçme nga ankesa që kanë paraqitur para Shkollës së Magjistraturës.

Duke folur për edicionin e lajmeve të MCN Tv, Llangozi tha se nuk ka transparencë dhe listë finale me pikët e të gjithë personave që kanë konkurruar.

Në faqen e Shkollës së Magjistraturës, kjo listë me pikët e gjithë personave nuk ekziston më, Shkolla e Magjistraturës e ka zhdukur, kur nuk ka transparencë kemi pavlefshmëri të këtij testimi.

Shkolla e Magjistraturës duhet të kishte dalë me një qëndrim që duhet të anulohej komplet testimi dhe duhet të ribëhej, se këta persona do të japin drejtësi në të ardhmen.

Drejtuesi i Shkollës së Magjistraturës në llogaridhënien e dhënë ka pranuar se pajisja ka pasur pasaktësi.

Nga momenti që ka pasaktësi në korrigjim, atëherë dora e njeriut futet e korrigjon.

Vetë drejtuesi i Shkollës së Magjistraturës e ka pranuar që kjo pajisje nuk ka funksionuar korrekt.

Personat që janë duku u futur në Shkollën e Magjistraturës janë persona që kanë qenë juristë të OSHEE, apo të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Të cilët kanë aplikuar dhe janë zgjedhur gjyqtarë.

Nga FRESH-ist, janë bërë jurist të institucioneve dhe më tej në Shkollën e Magjistraturës.

Nga investigimi im 30% e gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë dalë katër viteve të fundit janë trishtë të OSHEE, Agjencia Shtetërore e Kadastrës apo dhe Avokaturës së Shtetit.

Kjo e përforcon dyshimin se është duke u kapur sistemi i drejtësisë, se një gjyqtar që del nga Shkolla e Magjistraturës është edukuar me frymën e partisë në pushtet.

Në vitin 2003, janë përzgjedhur gjithsej 10 juristë, aktualisht në Shkollën e Magjistraturës zgjidhen 100 vetë.

Ata që po dalin aktualisht nga Shkolla e Magjistraturës lënë për të dëshiruar, për shkak të aftësisë profesionale, me hapjen e listave.

Qytetarët nuk po marrin drejtësi për shkak të paaftësive të shumë gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë dalë.

Vetingu nuk është siç është reklamuar në publik, por që përzgjidhen prokurorë dhe gjyqtarë me lista të caktuara.

Por kemi dhe korrupsionin, pasi shumë gjyqtarë dhe prokurorë kanë paguar lekë që të mos dalin në krye të listës për të dalë në veting, por për të qenë në fund të listës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy