Në disa marrëdhënie ka disa ‘flamuj të kuq’ që janë të dukshëm, të cilët tregojnë se nuk janë me personin e duhur. Duhet t’i japin fund lidhjes ose të flasin se gjërat duhet të ndryshojnë. Ja disa shembuj konkretë:
1.“Nëse ai dallonte që dikush po më shikonte, menjëherë vinte re ndonjë ‘parregullsi’ tek unë, si një akne që më kishte dalë në fytyrë ose peshën. Ai gjithashtu më thoshte kur një vajzë ishte më simpatike se unë dhe më pas hiqej sikur ishte shaka, por unë e dija që nuk ishte e tillë. E kuptova që ishte një person me shumë pasiguri”.
2.“Menjëherë pasi kryem marrëdhënie për herë të parë, ai tha: ‘Kjo u ndje ndryshe nga seksi me ish-in’”.
3.“Ai e quajti motrën e tij të ‘mbushur’ dhe zgjodhi të brendshme për të. Është e panevojshme të thuhet, që marrëdhënia nuk zgjati”.
4.“Në takimin e parë, ky djali më pyeti rastësisht nëse merrja ndonjë ilaç sepse, ‘Ilaçet për depresion ndryshojnë vërtet personalitetin e një personi’, dhe ai nuk besonte në të".
5.“Pas takimit të dytë, më telefoni për të më pyetur se sa gjatë do të vazhdonim njohjen para se të fejoheshim”.
6.“Takova një djalë përmes një aplikacioni njohjesh dhe më pyeti nëse mund të më telefononte, disa ditë pasi kishim folur me mesazhe. I dhashë numrin dhe ai më telefoni 72 herë gjatë asaj jave”.
7.“Në takimin e dytë më tha, ‘Jam kaq i lumtur që je inteligjente sepse mund ta përballoja që të kishim fëmijë budallenj’”.
8.“Më tha se nuk mund të zhvendoseshim për të jetuar bashkë, sepse mami, me të cilën jetonte, i kishte thënë jo. Ne ishim të dy 30”.
9.“Ikëm me pushime bashkë për herë të parë dhe më thoshte vazhdimisht sa shumë donte që të kishin ardhur me miqtë e tij”.
10.“Ai nuk ndalonte së më krahasuari me nënën e tij dhe thoshte: ‘Mami im e bën kështu’, ‘Mami im gatuan kështu’. Ai priste që të bëja të gjithë punët dhe të gatuaja, pavarësisht se të dy punonim me orar të plotë. Kujdes nga dikush që do thjesht një ‘nënë zëvendësuese’”.
Burimi: BuzzFeed



