Një nga nismat për të cilat parlamenti gjeti dakortësi ishte ajo e votimit të rezolutës për Kosovën. Por sipas ekspertëve, vitet e fundit parlamenti e ka humbur funksionin primar dhe është kthyer në një noter të qeverisë. Ndërsa, kryetari i Nismës Thurje Endrit Shabani thotë deputetët që dolën nga zgjedhjet e 2021, nuk kanë ndërmarrë iniciativa personale në dobi të qytetarëve, kurse 26 projektligje kanë dalë nga sirtarët e oligarkëve.



