Zelensky hedh poshtë ofertën e SHBA për evakuimin e tij. Biden: 350 mln dollarë ndihmë për sigurinë e Ukrainës

Zelensky hedh poshtë ofertën e SHBA për evakuimin e tij. Biden: 350 mln dollarë ndihmë për sigurinë e Ukrainës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, së fundmi ka udhëzuar Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, që të japë deri në 350 milionë dollarë mbështetje të menjëhershme për sigurinë dhe mbrojtjen e Ukrainës.

Mediat e huaja bëjnë me dije se një vendim i tillë është marrë në orët e vona  të mbrëmjes së të premtes dhe është publikuar nga Shtëpia e Bardhë.

Ndërkohë në lidhje me këtë vendim pritet që Departamenti i Shtetit të dalë me një tjetër deklaratë.

Ky njoftim vjen pas një telefonate 40-minutëshe midis Biden dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, gjatë së cilës ata diskutuan “ndihmë konkrete për mbrojtjen”.

Zelensky hodhi poshtë një ofertë të Uashingtonit për të ndihmuar në evakuimin e tij nga Ukraina, thonë mediat amerikane.

Zelensky tha se "lufta është këtu. Unë kam nevojë për municion, jo një udhëtim", raportoi Associated Press, duke cituar një zyrtar të lartë të inteligjencës.

Vetë Zelensky ka postuar një video duke ecur nëpër rrugët e Kievit në një përpjekje të dukshme për të luftuar thashethemet se ai i ka bërë thirrje ushtrisë që t'i dorëzohet trupave ruse.

"Ka shumë informacione të rreme në internet që i bëj thirrje ushtrisë sonë të lërë armët dhe se ka evakuim," tha ai. "Unë jam këtu. Ne nuk do të dorëzojmë armët. Ne do të mbrojmë shtetin tonë."

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy