Andoni: Palët në këshill politik shumë larg njëra-tjetrës, zgjidhje vetëm nëse ndërhyjnë të huajt

Andoni: Palët në këshill politik shumë larg njëra-tjetrës, zgjidhje vetëm nëse ndërhyjnë të huajt

Analisti Ben Andoni mendon se palët janë shumë larg një marrëveshje në këshillin politik. I ftuar në TvT gazetari Andoni më tej thotë se partitë e vogla nuk e kanë ende të qartë se çfarë po ndodh, duke rrezikuar kështu manipulimin e zgjedhjeve.

“Ndërmjet palëve ka hendeqe shumë të mëdha dhe mbi të gjitha ka shikime krejt të ndryshme për çështjet që ka paraqitur pozita. Mekanizmi i ri më shumë shton problematikën brenda partive dhe e dyta krijon vështirësi për administrimin zgjedhor. Kjo ka bërë që partitë e vogla si LSI të jenë të paqarta për atë që është sot te Këshilli Politik.

Gjithçka fshihet te detajet. Në ditën e zgjedhjeve kështu do të ketë probleme. Manipulimi i zgjedhjeve fillon që te militinatët, strukturat, para se të vijë data e votimit,”-thotë Andoni.

Më tej analisti deklaron se mosbesimi ka qenë elementi që e ka karakterizuar që në fillim këshillin politik, ndërsa sipas tij marrëveshja mund të gjendet vetëm me ndërhyrjen e të huajve.

“Humbja e madhe e besimit që e shoqëron të gjithë procesin që nga momenti që ka filluar kjo tryezë po manifestohet edhe ditën e sotme. Mendoj se ndërhyrja e huaj do bëj një lloj zgjidhje. Kjo është mundësia e vetme. OSBE-ODHIR mund t’i japë zgjidhje këtij hendeku.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy