Eliminimi i Tiranës, Dede: E merituan humbjen, portieri kundërshtar bëri diferencën

Eliminimi i Tiranës, Dede: E merituan humbjen, portieri kundërshtar bëri diferencën

Trajneri Nevil Dede, në emisionin “Skaner” në MCN TV, bëri një analizë të eliminimit të Tiranës në turin e parë në Champions League nga Dudelange.

Sipas Dedes, bardheblutë e merituan humbjen për atë që treguan në fushë, ndërsa shtoi se për këtë rezultat nuk ndikoi eksperienca, ashtu siç deklaroi trajneri Shehi pas ndeshjes.

Emrat e Tiranës nuk më rezultojnë për mungesë eksperience. Nuk më duket korrekte të flasim për eksperiencë. Të krahasosh historinë e Tiranës me të Dudelange, i bie që ne flasim kot. Pritshmëritë e larta, sjellin edhe zhgënjimin e madh. Suksesi i Tiranës, është edhe suksesi i Shqipërisë. Tirana pati fatin në ndeshjen e parë dhe i erdhi mundësia të luante me një lojtar më shumë, por nuk e shfrytëzoi.

Tirana është pragmatiste, sepse jemi mësuar ta shikojmë që qëndron prapa dhe përfiton me nisjet e shpejta. Unë pashë Tiranën që jam mësuar të shikoj gjithë kampionatin, por nuk pashë të bënte diferencën fizike, që prisnin të gjithë. Këtë e bëri kundërshtari. Më bën përshtypje fakti që Seferi dhe Xhixha kanë shpejtësi më shumë se kundërshtari, por nuk shkuan drejt portës. Unë mendoj se Tirana e meritoi humbjen. Kundërshtari kishte një portier shumë të mirë dhe të fortë, që bëri diferencën në shumë momente në shumë situata një kundër një.

Për sa i përket eksperiencës, presidenti i Dudelange, nuk ka më shumë vite sesa presidenti i Tiranës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy