
Viktor Çervanaku, pronari i shtëpisë në Fier ku dyshohet se përpunohej kokaina e ardhur nga Kolumbia nuk është i panjohur në radhët e politikës.
Për afro 16 vite ai ka shërbyer si kryetar i Komunës Frakull nën siglën e Partisë Socialiste, ku jo në pak raste është bërë protagonist duke akuzuar drejtuesit vendorë të qarkut të Fierit se kanë punësuar në administratën shtetërore të afërmit e tyre.



