Ish-Presidenti amerikan ka reaguar pasi Robert F. Kennedy vendosi ta mbështesë zyrtarisht në garën presidenciale duke pezulluar fushatën e tij.
“Dua të falënderoj Bobby-n. Ishte një gjë shumë e mirë. Ai është një njeri i shkëlqyer dhe i respektuar nga të gjithë”, tha Trump.
Më herët kandidati i pavarur Robert F.Kennedy njoftoi se do të tërheqë emrin e tij nga fletëvotimet në shtetet e betejës duke mbështetur zyrtarisht Trump-in.
Mbështetësit e Trump po shpresojnë që Kennedy do mund të bindë disa nga mbështetësit e tij më të vendosur që të votojnë ish-shefin e Shtëpisë së Bardhë, në garën përballë Harris-it.



