Vdekja e 32-vjeçarit në Lezhë, dalin detaje të reja

Vdekja e 32-vjeçarit në Lezhë, dalin detaje të reja

Një 32-vjeçar ka shkuar i plagosur me armë zjarri në spitalin e Lezhës pasditen e kësaj të enjteje. Burimet për MCN bëjnë me dije 32-vjeçari i identifikuar si Amaros Deda ka ndërruar jetë në spital për shkak të plagëve të marra.

Ndërkohë në një njoftim, policia bënë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:15 në Shënkollë, ndërsa dyshimet e para janë se i riu ka kryer vetëvrasje.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në verandën e banesës. Burime për MCN bënë të ditur se 32-vjeçari është qëlluar me një plumb në kokë, pas debatit me familjarët. Ai ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Pritet të analizohen kamerat e sigurisë së banesës për të parë çfarë ka ndodhur.

Rreth orës 15:15, në rrethana ende të paqarta, dyshohet së është vetplagosur me armë zjarri shtetasi , A.D., banues në Shenkollë, i cili ka ndërruar jetë në spitalin Rajonal Lezhë.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor mënjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Gjithashtu është sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit me të cilën dyshohet të jetë kryer vetëvrasja., bëjnë me dije burimet zyrtare.

Deda rezulton me precedent të mëparshëm penal, pasi në vitin 2011 ai është arrestuar për grabitje dhe keqtrajtim të një të moshuare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy