Shi dhe ulje e lehtë temperaturash, parashikimi i motit për sot

Shi dhe ulje e lehtë temperaturash, parashikimi i motit për sot

Vranësira të shpeshta, të cilat herë pas herë sjellin reshje shiu mbizotërojnë motin në zonat veriore dhe qendrore të Shqipërisë duke filluar nga orët e para të ditës.

Ndërsa pas mesditës parashikohet që reshje të pakta të përfshijnë edhe zonat jugore e juglindore. Mbrëmja sjellë largim të vranësirave dhe përmirësim të kushteve të motit.

Sipas meteoalb, temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 12°C mëngjesi deri në 30°C mesdita.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi Perëndimor-Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.

Rajoni dhe Europa

Vijon ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në Vendet Nordike, Europën Lindore dhe atë Juglindore duke diktuar vranësira dhe rrebeshe shiu, herë pas herë reshjet do jenë në formë rrebeshi.

Ndërsa me kthjellime do të paraqitet Europa Qëndrore dhe ajo Perëndimore.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy