Boris Johnson vazhdon ende të ketë temperaturë, si dhe vijon izolimin e tij në Doëning Street, pasi u testua pozitivisht për koronavirus.
Johnson ka njoftuar vetë për gjendjen e tij shëndetësore nëpërmjet një postimi: "Megjithëse ndihem më mirë, dhe kam kaluar shtatë ditët e mia në izolim, unë ende kam një nga simptomat (e koronavirusit), një simptomë të butë, unë ende kam temperaturë", shpjegon kryeministri britanik në video.
"Kështu - vazhdon ai - në përputhje me indikacionet e qeverisë unë duhet të vazhdoj të qëndroj në izolim, derisa të kalojë kjo simptomë. Sidoqoftë, ne vazhdimisht vazhdojmë të punojmë gjatë gjithë kohës për të mposhtur virusin," thekson Johnson, duke përsëritur se ne jemi në gjendje ta udhëheqim qeverinë nga distanca.



