
Muzeu kombëtar i fotografisë "Marubi" në qytetin e Shkodrës pas 5 vitesh nga inagurimi i godinës së re është paisur me certifikatë pronësie.
I pranishëm në Shkodër ishte drejtori i përgjithshëm i Agjencisë së Kadastrës Artan Lame i cili i dorëzoi drejtorit të muzeut "Marubi" Luçian Bedeni certifikatën e pronësisë ndërsa tha se vetëm 4% e institucioneve të shtetit shqiptar janë të regjistruara në kadastër.
Drejtori Lame në Shkodër shpërndau edhe certifikata pronësie për banorët e një pallati të braktisur nga investitori, pallat ky i ndërtuar që në vitin 2009 në qendër të Shkodrës.
Lame ftoi qytetarët që janë në pallate të braktisura nga pronarët që të zgjedhin një përfaqësues dhe t'i drejtohen zyrave të kadastrës kudo në Shqipëri si në rastin konkret.
Janë 50 certifikata pronësie që janë dhënë për banorët e pallatit të braktisur nga pronarët në Shkodër proces i cili pritet të vijojë edhe në muajt në vazhdim me raste të tjera të ngjashme.



