
Kaon Serjani, përfaqësues i Institutit për Besim dhe Angazhim Kulturor tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se nuk është e vërtetë që BE-ja po kërkon të hiqet binariteti ashtu siç pretendohet nga hartuesit dhe sponsorizuesit e ligjit për barazinë gjinore.
Justifikohen me direktivat e BE-së. Nuk është e vërtetë, nuk ka kërkesë nga BE-ja për të hequr binaritetin nga një shoqëri si e jona që duam të aderojmë në union.
Sipas Serjanit, ku ligj nuk rrezikon vetëm konceptin tradicional të familjes, por rrezikon pikë së pari fëmijët dhe nxënësit e shkollave.
E rrezikon shumë. Para se të rrezikojë konceptin tradicional të familjes, do të rrezikojë fëmijët nxënësit. Nëse gjinia nuk është e nxisë shtetin të përgatisë tekstet mësimore në përputhje me këtë lloj terminologjie.



