E rrallë/ Burri sheh numrin e tij në serialin me mafiozë, nisin kërcënimet në telefon

E rrallë/ Burri sheh numrin e tij në serialin me mafiozë, nisin kërcënimet në telefon

Në filma dhe seriale, ndodh që protagonistët të përdorin numra telefoni. Zakonisht numrat nuk jepen të plotë ose stafi kujdeset që numri i përdorur të mos jetë ekzistues. Megjithatë kjo nuk ka funksionuar në rastin e një familjeje në Itali. Ndërsa në Canale 5 u shfaq puntata e parë e serialit “Rosie Abate”, që rrëfen jetën e një gruaje mafioze e cila përpiqet të rindërtojë jetën e saj larg Sicilisë, në një prej skenave një prej personazheve i lë protagonistes një letër menjë numër telefoni.

Por numri ka rezultuar më vonë se i përket një 30-vjeçari në Domodossola. E shoqja i ka thënë gazetës “La Stampa” se që prej shfaqjes në ekran të numrit, telefoni i tyre nuk ka pushuar. Atjo thotë se disa e kanë pyetur nëse kishte lidhje me mafiozen në film, por ka pasur edhe të tjerë që e kanë kërcënuar me jetë.

Çifti fillimisht ka menduar se ishte thjesht një shaka, por më vonë kanë kuptuar se realiteti kishte tejkaluar fantazinë.

“Një produksion duhet gjithmonë të kontrollojë nëse numrat janë të vërtetë. Privatësia jonë është cenuar. Im shoq është sicilian me origjinë, por ne nuk kemi asnjë lidhje me mafian”, thotë ajo. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy