“T’i hiqet mandati Olta Xhaçkës”/ Mblidhet Këshilli për Rregulloren dhe Imunitetin, PS kërkon kohë për kërkesën

“T’i hiqet mandati Olta Xhaçkës”/ Mblidhet Këshilli për Rregulloren dhe Imunitetin, PS kërkon kohë për kërkesën

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin është mbledhur në orën 10:30 në Kryesinë e Kuvendit, për të shqyrtuar kërkesën e deputetëve të PD për t’i hequr mandatin Olta Xhaçkës.

Përfaqësuesit e PS-së kanë kërkuar më shumë kohë për t’u njohur me kërkesës, duke kërkuar shtyrjen e mbledhjes

Klotilda Bushka tha se deputetët nuk janë të njohur ende me dokumentacionin.

Alibeaj propozoi që sot të operohet me paraqitjen e kërkesës, grupi i PS të marrë kohë të lexojë dhe studiojë letrat.

Enkelejd Alibeaj që tha se ministrja Xhaçka duhet të ishtë në mbledhje, tha se rregullorja nuk e detyron atë të paraqitet.

Këshilli i Mandateve do të vendosë nëse do ia dërgojë kërkesën Gjykatës Kushtetuese apo jo.

Kujtojmë që në mocionin e demokratëve thuhet:

 “Kompania e krijuar menjëherë pas miratimit të ligjit për investimet strategjike AG. TCC shpk në pronësi të bashkëshortit të ministres dhe deputetes znj. Olta Xhacka, ka përfituar statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një hoteli disa katësh me 5 yje në një sipërfaqe zhvillimi prej 10,592 m² dhe me vlerë rreth 5,5 milion euro, në Gjilekë, Bashkia Himar. Shoqëria në pronësi të bashkëshortit të ministres dhe deputetes znj. Olta Xhacka ka përfituar masën mbështetëse të lejimit të përdorimit të bregut para hotelit për një periudhë 30 vjeçare, si dhe përfiton nga incentiva e reduktimit të TVSH-së.

Dhënia e pasurisë publike për qëllime fitimi dhe ushtrimi të veprimtarive fitimprurëse, është bërë në shkelje flagrante të ndalimeve kushtetuese dhe ligjore, që ndalojnë deputetin dhe për efekt të ligjit bashkëshortin e tij, të përfitojë pasuri të shtetit apo të kryejë veprimtari fitimprurëse që burojnë nga pasuritë e shtetit. Ky fakt përbën shkelje të rëndë të ligjit, që passjell mbarimin/pavlefshmërinë e mandatit të deputetit, sipas neneve 70/2-3 dhe 71/2/c të Kushtetutës”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy