Lideri i rajonit rus të Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, deklaroi të enjten se ishte takuar me Presidentin Vladimir Putin në Kremlin dhe ofroi të dërgonte më shumë luftëtarë për të ndihmuar Moskën në konfliktin e saj më shumë se dy-vjeçar në Ukrainë.
Kadyrov, i cili ka udhëhequr rajonin Kaukazit Jugor si besnik i Kremlinit që nga viti 2007, tha se kishte diskutuar problemet ekonomike dhe perspektivat e rajonit dhe e ftoi presidentin Putin për ta vizituar.
Mijëra luftëtarë të trajnuar mirë dhe të pajisur nga rezervat janë të përgatitur për të luftuar për Rusinë në Ukrainë nëse jepet urdhri.
Një total prej 43.500 trupash kanë shërbyer deri më tani në Ukrainë, mes tyre 18.000 vullnetarë.
“Përcolla dëshirat e popullit tonë dhe ftova liderin tonë kombëtar të vinte për të vizituar Republikën Çeçene”, shkroi Kadyrov.
Kadyrov ka mohuar vazhdimisht zërat se nuk është mirë dhe ka postuar fotografi të tijat duke u stërvitur dhe mbajtur takime.
Separatistët çeçenë luftuan dy luftëra kundër ushtrisë ruse pas rënies së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, duke rezultuar në shkatërrime të rënda dhe viktima.
Putini i ka dhënë Kadyrovit një liri veprimi të gjerë për të drejtuar rajonin kryesisht mysliman, në këmbim për ta mbajtur besnik.



