Rama shtyn për në shtator takimet me emigrantët në Britaninë e Madhe dhe Gjermani

Rama shtyn për në shtator takimet me emigrantët në Britaninë e Madhe dhe Gjermani

Kryeministri Edi Rama ka shtyrë për në shtator dy takimet që kishte planifikuar të zhvillonte me shqiptarët në Britaninë e Madhe dhe ata në Gjjermani.

Po ashtu Rama njoftoi një takim edhe me shqiptarët në SHBA.

 

 

Drupal Ad

 

 

 

 

Kemi zhvilluar dy takimet e para të trurit të dakordësuar për të takuar shqiptarët e Europës dhe jo vetëm. Në Greqi dhe në Itali, takimi nuk ka qenë thjesht një qëllim në vetvete, as thjesht një takim pa vazhdim, por ka qenë edhe një trokitje në derën e shqiptarëve të Europës, përtej mureve të sallës, ku ka filluar një punë domethënëse për të rienergjizuar tërësisht rrjetin e anëtarësisë dhe simpatizantëve të PS. Turi do të vazhdojë në shtator, për shkak të zgjedhjeve të parakohshme në Londër, u bë problem marrja e sallës që kishim prenotuar më parë. Një  situatë zgjedhore, ishte normale të shmangnim një takim, sidoqoftë është takim politik. Po kështu, duke qenë se parashikimi apo përgatitja për të bërë takimin e Dyseldorfit, shumë afër me ndeshjen e skuadrës kombëtare, nuk donim të krijonim ide të përzierjes së dy gjërave. Në shtator do të marrim përsëri turin dhe do të zhvillojmë takimet e Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Do përgatitemi për një takim në SHBA.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy