Nga miq të ngushtë në partnerë jete, Emelina dhe Kevi rrëfejnë historinë e tyre

Nga miq të ngushtë në partnerë jete, Emelina dhe Kevi rrëfejnë historinë e tyre

Emelina dhe Kevi Nikollaj janë një çift 23-vjeçarësh të cilët rrëfejnë historinë e tyre të dashurisë që në moshën 16-vjeçare ku nga miq të ngushtë u bënë partnerë jete.

 

Në emisionin “Zgjohu me MCN”, ata rrëfyen se tashmë kanë bërë dhe dasmën dhe se kjo gjë u bë me dëshirën e tyre, edhe për t’iu plotësuar dëshirën prindërve.

 

Kevi thotë se në fillim i paragjykonin për moshën, duke e menduar si dashuri gjimnazi.

 

Në fillim kemi qenë shokë të ngushtë, besoj se ndjenjat kanë qenë që në fillim, por mundohesha t’i thosha vetes jo, deri kur kuptova se nuk mund t’i shmangia. Në fillim jam stepur se Emelina më kishte thënë që nëse një shok më shpreh ndjenjat, dashuria merr fund automatikisht. Por gradualisht ndodhi natyrshëm.

Në 25 dhjetor 2012 në natën e Krishtlindjeve, ia shpreha dashurinë me një mesazh. Pas takimit me prindërit e Emelinës, akulli shkriu dhe fatmirësisht çdo gjë shkoi mirë. Unë isha në Norvegji për studime, por dashuria më solli në Gjermani. I kishim bërë të qarta ambiciet dhe vendimet tona kanë qenë paralele. 

 

Ndërsa Emelina tregon si i kuptoi ndjenjat e Kevit, para se të lidheshin.

 

E kuptova një muaj para se të lidheshim, por ishte shumë e paqartë, se menduam se mund të rrezikonim shoqërinë. Isha e vetmja vajzë nga grupi me të cilën Kevi fliste, me orë në ditë. Kur erdhi mesazhi i Kevit, e prisja, se kishte kohë që jepte sinjale dhe xhelozi. 

Vetëm muajin e fundit para se të lidheshim, nisa të kuptoj sinjalet. Shoqëria e ngushtë e kishin kuptuar, por e kisha të vështirë t’ua shprehja se thoshin shok grupi. Ne u lidhëm në vitin e dytë, në vitin e tretë pastaj u bë publike, se ishim dhe në një shkollë private. Kur kemi qenë 19 vjeç, kemi treguar. Ne e përjetuam lidhjen në distancë, unë u drejtova drejt Gjermanisë, Kevi drejt Norvegjisë. 

Familja e mori vesh para se të largoheshim, jo fotografitë në Story, jo qëndrime më shumë se me të tjerët. Babi ishte bërë kurioz pse Kevi rrinte gjithmonë në krah tim dhe jo dikush tjetër. Ai erdhi nga Gjermania dhe më pyet pas provimeve të natyrës, “Po atë Kevin sa shok e ke”, se e kishte kuptuar dhe folëm hapur. 

Për të zgjeruar familjen ndoshta në tre vjeçarin e ardhshëm, pasi momentalisht jemi duke përfunduar studimet tona dhe do mundohemi të pozicionohemi në punë. Nuk duam të nxitojmë. Kemi pesë vjet që kemi përfunduar gjimnazin. Studiojmë të dy inxhinieri kompjuterike dhe aktualisht dhe punojmë në profesionin tonë. 

Slide 1
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy