Abuzoi seksualisht me të miturën, gjykata lë në burg 29-vjeçarin

Abuzoi seksualisht me të miturën, gjykata lë në burg 29-vjeçarin

Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Kledi Tirollarin 29 vjeçarin i cili akuzohet të ketë kryer marrëdhënie seksuale më një të mitur.

Denoncimi është bërë nga nëna e të miturës pak ditë më parë ndërsa ka qenë 12-vjeçarja e cila në prani të psikologëve ka pranuar se është në një lidhje 2-vjeçare me Tirollarin.

Ndërkohë vetë Tirollari përpara trupit gjykues nuk ka pranuar akuzën teksa ka thënë se nuk ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën.

Ndërkohë në dosjen e prokurorisë sipas avokatit Denis Mekolli nuk ka një akt mjekoligjor për të vërtetuar akuzën.

Sipas avokatit nëna e vajzës e ka denoncuar këtë rast për shkak të grindjes me bashkëjetuesin. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy