Autobusi me nxënës del nga rruga në Qafë-Thanë, 7 të plagosur

Autobusi me nxënës del nga rruga në Qafë-Thanë, 7 të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditene sotme në Qafë-Thanë, ku një autobus me nxënës ka dal jashtë rruge dhe është përmbysur.

Si pasoj e këtij aksidenti, shtatë nxënës mbetën të plagosur dhe pas marrjes së ndihmës së parë ata janë larguar për në banesat e tyre.

Sipas policisë, shkak i aksidentit mendohet se kanë qenë kushtet e këqija atmosferike dhe pakujdesia e shoferit.

"Rreth orës 17:00 autobuzi me targe AA 723 OP me drejtues shtetasin  L. H, i cili po transportonte nxënës të një shkolle të Roskocevit, duke udhëtuar nga Korça në drejtim të Fierit, doli nga rruga. Si pasojë u lënduan lehtë shtetasit L. V.,  17 vjeçe, E.D. 15 vjeç, N. H. 17 vjeçe,  .B. Q., 18 vjeç,  J. G., 17 vjeç, D.V., 17 vjeç,  M.V., të cilët pas kontrollit mjeksor dhe marrjes së ndihmës së parë, janë në pritje të autobuzit tjetër  për tu  larguar për në banesat e tyre", njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e  plotë të shkakut të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy