Shtyu të renë drejt vetëvrasjes, Apeli lë në burg Altin Çokun

Shtyu të renë drejt vetëvrasjes, Apeli lë në burg Altin Çokun

Gjykata e Apelit ka lënë në burg personazhin e njohur të rrjeteve sociale Altin Çoku, i akuzuar për shtyrjen drejt vetëvrasjes së një vajze të re.

Ai akuzohet lidhur me ngjarjen e ndodhur më 10 shkurt ku, rreth orës 22:30, shërbimet e policisë gjyqësore janë njoftuar se në rrugën “Teuta”, lagjia nr. 7, Bathore, ka rënë nga lartësia e një objekti 4 katësh shtetësia me iniciale S. A, e cila më pas është dërguar në spital ku ka gjetur dhe vdekjen.

Nga këqyrja e telefonit ka rezultuar që viktima me iniciale S.A, ka pasur komunikime në rrjete sociale me personin nën hetim shtetasin Altin Çoku, në lidhje më një fotografi të viktimës me personin nën hetim, e cila ishte publikuar në rrjetin social.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale A. Ç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”,  të parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 421 Regj.Them, datë 15.02.2024, ka vendosur:

1. Vlerësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë, ndaj personit nën hetim A. Ç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”,  të parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal.

2. Caktimin ndaj personit nën hetim Altin Çoku, masën e sigurimit personal atë të “arrestit në burg”  të parashikuar nga neni 238 të K.Pr. Penale.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë, nga personi nën hetim me iniciale Altin Çoku, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit caktimin e një mase sigurimi personal më të butë, për shkak dhe të gjendjes shëndetësore.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 11.03.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare Znj. Irena Brahimi,  vendosi:

-Miratimin e vendimit nr. 421 Regj.Them, datë 15.02.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy