Si udhëtoi nga Londra pak orë para sulmit atentatori i Manchesterit, zbulohet fotoja (FOTO)

Si udhëtoi nga Londra pak orë para sulmit atentatori i Manchesterit, zbulohet fotoja (FOTO)

Personi në foton më poshtë është Salman Abedi, 22-vjeçari që kreu sulmin me bombë në Manchester Arena, ku humbën jetën 22 persona dhe u plagosën të paktën 50 të tjerë. Abedi, i cili është mes viktimave, mësohet se sapo ishte kthyer nga Libia.

Ai ka kaluar disa kohë në zonat e luftës, me shumë gjasa edhe në Siri, para se të kthehej në vendin e lindjes, Britani, për të kryer sulmin e përgjakshëm të së hënës mbrëma.

Një mik i tij u ka thënë mediave se Abedi sapo ishte kthyer nga një udhëtim 3-javor në Libi dhe disa zona ku vepron Shteti  Islamik. Abedi rezulton se ka udhëtuar shpesh gjatë viteve të fundit në vendet e Afrikës Veriore.

Para se të kryente sulmin në orën 22:35 të së hënës, ai ka udhëtuar me tren nga Londra në Manchester. Kjo shton dyshimet se aim und të ketë takuar një bashkëpunëtor atje apo është furnizuar me eksplozivin dhe pajisjet për të ndërtuar bombën me të cilën kreu sulmin.

Ministri i Brendshëm francez, Gerard Collomb, thotë se Abedi dyshohet të ketë qenë në Siri, ndërsa për lidhjet e tij me ISIS-in provat janë të sigurta.

Për shërbimet e inteligjencës, 22-vjeçari ishte person i dyshuar, ndërsa janë shtuar dyshimet se nuk ka vepruar vetëm. / Daily Mail / G.S. /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy