“Klik Ekspo Group”/ Lula: Bizneset shkëmbejnë eksperiencat më të mira me njëra-tjetrën

“Klik Ekspo Group”/ Lula: Bizneset shkëmbejnë eksperiencat më të mira me njëra-tjetrën

Agimarta Lula, konsulente e jashtme e “Klik Ekspo Group” tha në MCN Economy se panairi është gjithëpërfshirës dhe se të gjitha bizneset shkëmbejnë eksperiencat e tyre më të mira.

Sipas Lulës, prej dy ditë po zhvillohen konferenca me biznese nga i gjithë rajoni.

Ajo që vlen për t’u theksuar është Konferenca me Institutin për Zhvillim të Bashkimit Europian në bashkëpunim me ambasadën hungareze.

Hungaria është dhe drejtuese e BE-së, për këtë periudhë, na ka nderuar mjaft duke na treguar hapat që duhet të ndjekim, edhe shembujt e tyre.

Kemi konferenca me arkitektë, me biznese ndërkombëtare nga i gjithë rajoni. Panairi ynë është gjithëpërfshirë, përfshin fusha të ndryshme të industrisë së lehtë, të rëndë, tregtisë dhe kjo më gëzon se përveç faktit që ne jemi të interesuar si shqiptarë të bashkatdhetarëve tanë, na sjell kënaqësi të veçantë që na marrin në konsideratë dhe shtet e rajonit, jo vetëm fqinjët, por edhe më tej si Hungaria.

Kemi prezentë Dhomën e Tregtisë të Serbisë, Hungarisë. Kemi Malin e  zi që na sjell eksperienca në fushën e tregtisë dhe turizmit. Janë shtet që kanë ecur dhe dinë. Ne duam të shkëmbejmë më të mirat që duam t’i japim njëri-tjetrit.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy