
Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e djeshme në rrugën e Dajtit, në fshatin Surrel.
Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në greminë.
Për pasojë ka humbur jetën një i ri dhe janë plagosur dy të tjerë.
Dy të plagosurit, Lulzim Balla dhe Zyhdi Alcani, 55 vjeç, u dërguan në spital.
Menjëherë në vendngjarje janë dërguar shërbimet e policisë, zjarrfikëses dhe ambulanca.
Pritet që hetimet e policisë të sqarojnë rrethanat e aksidentit.



