
Gjatë ditës së sotme pritet përmirësim i kushteve atmosferike duke bërë që reshjet të izolohen vetëm në zonat e thella malore ku do të ketë dëborë të pakët.
Ndërsa zonat e ulëta dhe ato bregdetare paraqiten në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta, i ftohti do të ndjehet pothuajse në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit do të bien ndjeshëm në mëngjes, por rriten në mesditë duke u luhatur nga -5°C deri në 14°C.



