Haradinaj për Kurtin: Mashtruesi do marrëveshje për mos sulmim me Serbinë

Haradinaj për Kurtin: Mashtruesi do marrëveshje për mos sulmim me Serbinë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës Albin Kurti po kërkon të bëjë një marrëveshje për mos sulmim me Serbinë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj shkruan:

“Ne kemi interes për marrëveshje finale për njohje reciproke Kosovë - Serbi. Mashtruesi po don marrëveshje për mos-sulmim me Serbinë, nën një emër si marrëveshje e marrëdhënieve të mira, e që është kthim prapa. Siguria e plotë për Kosovën arrihet duke e shpejtuar anëtarësimin në NATO”.

Kujtojmë që më 18 gusht do të zhvillohet në Bruksel takimi mes Kryeministrit Kurti dhe Presidentit Vuçiç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy