Policia e Krujës ka dhënë informacion lidhur me helmimin e katër vajzave të shkollës së Bilajt.
Sipas policisë, në lidhje me këtë ngjarje janë marrë në pyetje drejtori dhe mësuesit e shkollës, të cilët kanë pohuar se në oborrin e shkollës 9-vjeçare Bilaj janë djegur një sasi mbeturinash.
Për pasojë, tymi është futur nga dritarja e klasës, duke shkaktuar probleme te nxënëset.
Katër vajza të klasës së tetë janë dërguar në spital me vështirësi në frymëmarrje. Në njoftimin e policisë thuhet se pasi kanë marrë ndihmën mjekësore, ato janë dërguar në shtëpi.



