Dhuna ndaj aktivistes mund të ishte parandaluar! Meta: Shefi i policisë ishte kallëzuar 4 herë

Dhuna ndaj aktivistes mund të ishte parandaluar! Meta: Shefi i policisë ishte kallëzuar 4 herë

Ndaj shefit të Policisë së Divjakës, Altin Shehu, që u denoncua sot për dhunë nga një aktiviste e PD-së, sipas presidentit Ilir Meta janë ngritur më herët 4 kallëzime.

Nisur nga kjo, kreu i shtetit thotë se ngjarja e rëndë mund të ishte parandaluar, ndërsa në faqen Krimizgjedhor.com “akuzat lidhen me përfshirje në aktivitet elektoral, të subjektit zgjedhor PS”.

“Shqipëria nesër në Referendum kundër dhunës dhe pro paqes e bashkëjetesës demokratike dhe vëllazërore, si shqiptarë dhe shtetas të barabartë para ligjit. Barazia e votës na garanton barazinë përpara ligjit.

Sovrani është nisur të marrë në duart e tij vullnetin, që ia tjetërsuan përmes dhunës. Me qetësi dhe vendosmëri t'i tregojmë Europës së Bashkuar se e meritojmë vendin tonë plotësisht si anëtarë me dinjitet dhe identitet.

Ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Divjakë mund të ishte parandaluar nëse të katër kallëzimet do të ishin hetuar në kohë”, thuhet në postimin e Presidentit Meta.

Konflikti mësohet se ka nisur pak pasi Elsa Bita nisi një video live në Facebook, ku tregoheshin makinat e parkuara pranë një lokali, në Divjakë, ku thoshte se po bëhej një takim elektoral, i cili është i ndaluar në ditën e heshtjes zgjedhore.

Videoja e saj ndërpritet kur vjen me makinë shefi i policisë së zonës dhe i drejtohet ‘Çfarë problemi ke?’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy