Ambientalisti Lavdosh Ferruni, kërkon që për çështjet mjedisore nga gjykata të aplikohet masa e sigurisë dhe pezullimi i punimeve.
Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, lidhur me punimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, ai ngriti shqetësimin për ndikimin në ekosistem, por edhe për sigurinë e udhëtarëve.
Nisur nga lajmi i sotëm se avioni i rrëzuar në Kore me mbi 100 viktima, u konfirmua për arsye të një zogu.
Kjo është një arsye zyrtare e pranuar dhe rreziku për sigurinë e udhëtarëve që do të kalojnë në këtë aeroport, që është një rrugë kalimi shumë e frekuentuar për shpendët, është në radhë të parë një rrezik për sigurinë.
Dëmi i parë është shkatërrimi i ekosistemit shqiptar. Por ka dhe një fenomen të dytë që është vërejtur që shpendët përdorin infrastrukturën e ndërtuar deri më tani për të folezuar.
E përdorin si ambient të tyre. Kjo tregon kontraversitetin që ka mes habitatit të shpendëve dhe aeroportit.
Ky aeroport mendohet që të zhvillojë turizmin në Vlorë. Këtu jemi para një vendimmarrje klienteliste.
Sot që është dimër është e vështirë të parkosh makinën në Vlorë.
Ky aeroport që do ketë fluturime transoqeanike, është një megalomani e pajustifikuar.
Edhe turizmi mund të shërbejë në një masë të kufizuar, nuk mund të përballojë Vlora turizmin masiv.
Padyshim kërkohet një pezullim urgjent për këtë çështje dhe të hapet një diskutim.
Ajo që po ndodh jo vetëm tani, por që para 20 viteve në rastin e TEC-it të Vlorës, të gjithë procedurat u shtyn deri në momentin që TEC-i përfundoi ndërtimin.
Kam përshtypjen se e njëjta gjë po ndodh edhe me TEC-in e lundrimit në Vlorë.
Gjykata i shtyn gjërat në mënyrë që të thotë se kjo është bërë tani dhe është e vështirë të zhbëhet.
Kam përshtypjen se kjo gjë po ndodh tani dhe me aeroportin e Vlorës.
Për TEC-in lundrues po bëhen dy vjet, po të ishte vlerësuar masa e sigurisë, një lloj pezullimi, ndoshta nuk do e kishim.
E njëjta gjë kam frikë se do ndodhë edhe me aeroportin e Vlorës.
Për çështjet mjedisore nga gjykata duhet aplikuar masa e sigurisë, se nëse vihesh para faktit të kryer, situata është më komplekse.
Konventat që nuk respektohen janë detyrim ligjor ndaj ligjeve vendase.



