Analisti Plator Nesturi e cilëson jo të duhur protestën e mbajtur një ditë më parë para SPAK, ndërsa i komunikohej akuza kryedemokratit Sali Berisha.
Nga studio e “MCN Live”, ai deklaroi se pas mesazheve që dha dje Berisha, me aksionin e tij politik duke vajtur në dyert e SPAK me dy avokatë, duket se në Kuvend, do të kemi dhe qëndrimet e Edi Ramës.
Berisha dhe mbështetësit e tij kanë thënë protesta, protesta, protesta, tashmë kanë quajtur në revoltë.
Protesta duket se ka dështuar si komponent për ta ringritur PD e cila jo vetëm nuk afrohet te besueshmëria e qytetarëve.
Por ka një mungesë alternative për pushtet. Në gjithë lëvizjet, edhe për drejtuesit e qarqeve, duket se nuk ka pasur ndonjë optimizëm lidhur me figura të caktuara.
Vetë strukturat e PD duken të pakënaqura me këtë lloj përfaqësie. Edhe brenda vetë qarkut Tiranë ka pakënaqësi lidhur me këtë gjë.
Në një vit elektoral, aq më tepër që kemi hyrë në një periudhë të nxehtë nuk përbën asgjë të re.
Berisha e kapërceu veten, për të arritur një lloj triumfi personal, që u rikthye në PD dhe mori dhe vulën.
Por askush nuk e beson që Berisha mund të jetë guri themeltar për ta çuar Partinë Demokratike në qeverisje, dhe aq më tepër pas akuzës së komunikuar dje, të jetë garantues.
Dhe vetë sondazhet brenda PD, e besojnë faktin që Berisha mund të jetë kryeministër. Opozita duhet të rrisë besueshmërinë e vetë. Ndërsa strategjia e ndjekur nga Rama e nxjerr atë fitues. Rama po përgatit brez të ri.
Nesturi tha se interpelancën e thirrur në seancën e sotme nga opozita, kryeministri Rama do e përdorë politikisht jo thjesht për çështjen në fjalë të mbetjeve, por edhe për çështje të tjera.



