Me armë dhe maska grabisin paratë e një supermarketi në Tiranë

Me armë dhe maska grabisin paratë e një supermarketi në Tiranë

Një grabitje me armë ka ndodhur ditën e sotme pasdite në rrugën 5 Maji në Tiranë. Mësohet se dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë marrë xhiron ditore të një supermarketi.

Pas grabitjes, ata janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Policia është vënë menjëherë në ndjekje të tyre. Sipas burimeve paraprake, mesohet se dy autoret jane larguar nga vendi i ngjarjes duke perdorur dy biçikleta.

Policia ka ngritur postblloke ne zonen perreth. Ndërkohë, në një njoftim, Policia thotë: “Më datë 10.02.2017, te rruga “5 Maji”, në një market të kësaj zone , 2 persona, dyshohen se në presionin e një arme (pistolete), kanë marrë xhiron ditore.

Shërbimet e policisë, kanë kaluar në kontroll territori dhe ka ngritur pika kontrolli. Po punohet për kapjen e autorëve”. Po keshtu, burimet thone se autoret kane kercenuar me arme arketaren dhe i kane marre asajt parate e xhiros ditore. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy