Një grabitje me dhunë është shënuar gjatë natës në Kavajë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1., ku tre persona kanë vjedhur një shumë parash në një banesë dhe kanë dhunuar pronarin e saj, kur ky është përpjekur t’i ndalojë.
Njoftimi i policisë
Më datë 14.09.2017, rreth orës 04:20, në lagjen Nr.1, Kavajë, në banesën e shtetasit A. K., kanë hyrë 3 persona (të paidentifikuar) të cilët kanë vjedhur një shumë parash, ku në tentativë për t’u larguar kanë goditur me mjete rrethanore pronarin e banesës, i cili ka marrë lëndime të lehta. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.



