
Qeveria e Kosovës do t’i paguajë 53 milionë euro shtesë kompanisë “Bechtel Enka” pas zgjatjes së kontratës për autostradën “Arbën Xhaferi” deri në fund të vitit.
Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj deklaroi se kohëzgjatja e punimeve ka ardhur për shkak të zvarritjes së pagesave nga ana e qeverisë.
Këto deklarata u mohuan nga paraardhësi i tij, Lutfi Zharku.



