Hoxha: Dy prokuroret në shënjestër të vrasësve, shkak hetimet e suksesshme të krimeve të tyre

Hoxha: Dy prokuroret në shënjestër të vrasësve, shkak hetimet e suksesshme të krimeve të tyre

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV ka folur lidhur me kërcënimin ndaj prokurores së SPAK, Doloresa Musabelliu, pasi i penduari Marjus (Artan) Tafani rrëfeu se si kreu i grupit Laert Haxhiu, kishte planifikuar eleminimin e saj apo të një të afërmi.

Hoxha tha se prokurorja e SPAK, Doloreza Musabelliu dhe prokurorja e Lushnjes, Merita Selimi, kanë qenë nën shënjestrën e vrasësve pasi kanë hetuar me sukses krimet e tyre, por planet e tyre kanë mbetur thjesht të tilla, fatmirësisht duke mos u vënë në zbatim edhe për faktin se grupi u dobësua si pasojë e goditjeve nga autoritetet.

Kjo është një skuadër e biznesit të vdekjes që ka operuar në më shumë se një dekadë. Ka kryer shumë ngjarje të rënda. Këto që janë zbuluar janë gjërat që ka treguar Marjus (Artan) Tafani, I cili ka qenë vetëm dy vjet me këta. Janë edhe ngjarje të rënda që mund të na cojnë te ato organizatat e mëdha. Kjo histori tregoi edhe dicka tjetër, që Shqipëria nuk lufton dot sindikata të tilla të krimit të organizuar me polici lokale. Personi është kapur në një hotel në hyrje të Lushnjes, ka qenë me të dashurën, duke konsumuar lëndë narkotike. Personi që është kapur, u soll në Tiranë dhe duke patur parasysh provat që ishin kundër tij, ka pranuar të bashkëpunojë. Në kohë rekord, ai fliste dhe e çonin në vendngjarje.

Më tej Hoxha u shpreh se Tafani ka folur për persona që kanë hetuar krime të mëparshme të grupit, prokurorët dhe gjyqtarë që kanë hetuar krimet ndaj Laert Haxhiut.

Ndaj Laert Haxhiut ka patur disa hetime, është kapur me heroinë, është kapur për vrasje, ka dale. Është hetuar për masakrën e Lushnjës ku pati dy të vrarë. U hetua nga Merita Selimi dhe më pas i kaloi SPAK. Në momentin që i kaloi SPAK, hetimin e mori prokurorja Doloreza Musabelliu, prokurore që heton krimin e organizuar dhe ka patur sukses deri tani në cështje shumë të rëndësishme. Në hetimet ndaj Laert Haxhiut dhe dy miqve të tij, Orgest Bilbili dhe Antelio Kaloshi, të dy këta persona, ka patur shumë presion edhe ndaj policisë, prokurorisë, gjykatës, që të përfitonin dënime më të buta, por prokuroria kërkoi dënime të përjetshme.

Hoxha vijoi se me ligjin që ka Shqipëria sot, personi që nuk është i arrestuar çështja shkëputet.

Laert Haxhiu shkon në dënim të përjetshëm. Për të shmangur këtë kanë tentuar të bëjnë presion. Kanë menduar se pengesë janë prokurorët. Kanë qëlluar dy zonja. Nga deklarimet e Marjus Tafanit, ka treguar për biseda që janë bërë për të përgatitur një goditje nga prokuroreve dhe ndoshta familjarëve të tyre. Kjo ka ngelur në kuadrin e një bisede mes tyre. Nuk del ende e provuar që a kanë ndjekur ata hapa. Gjatë kësaj kohë janë kapur edhe pjesëtar të tjerë të grupit, Haxhiu u arrestua në Greqi dhe grupi në Shqipëri u shpërbë. Ai i ka dhënë si deklarime. Fakti që ishin në kërkesën për gjykim, sigurisht është cështje shumë serioze. Gjej edhe rastin ti inkurajoj për mënyrën si kanë hetuar dhe nuk kanë ceduar. Shikoni sa krime kanë bërë ata, kë nuk kanë vrarë. Kanë qenë rrethana të tjera, që kanë ndikuar që veprimi të mos shkojë më tej. Në rast se grupi do të vijonte me të njëjtin intensitet mund të kishin vijim. Prokurorët nuk i mbron badigardi, por ajo aureola. Ka patur plot raste kërcënimesh ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.

I pyetur se çfarë masash janë marrë për mbrojtjen e prokurorëve, Hoxha tha se janë marrë masa direkt për prokuroren e cila dhe pa u marrë ky vendim kanë gjithmonë një truproje.

Detyra e tyre është të sigurojnë jetën e prokurorëve kryesisht të SPAK, janë oficerë me përvojë. Janë dy oficerë që mbulojnë një prokurorë, ndërkohë drejtuesi i SPAK mbrohet nga garda republikës. Ka prokurorë të rretheve që janë në mbrojtje nga policia për shkak të kërcënimeve dhe çështjeve që kanë në duar. Këtë herë ngjarjet janë parandaluar sepse grupi është goditur në disa vende dhe ata nuk kanë mundur ta realizojnë qëllimin e tyre. Të dyja zonjat në rastin konkret janë bërë target e organizatës kriminale sepse nuk i janë ushtruar presionit dhe kanë zgjedhur të zbatojnë ligjin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy