Dështon për herë të dytë ballafaqimi në Gjykatën e Krimeve të Rënda ndërmjet biznesmenit Ylvi Beqaj dhe Emiliano Shullazit. Biznesmeni që gëzon statusin e të mbrojturit nga drejtësia, ka kallëzuar në prokurori Shullazin dhe shokët e tij për shantazh dhe kërcënim me jetë.
Sot dha doreheqjen nga mbrojtja avokatet e Gilmando Danit, Alban Qafa dhe Nexhdet Kambo. Ata u larguan nga salla ne momentin kur do te behej sigurimi i proves me pretendimin se ky veprim po behej ne kundershtim flagrant me ligjin.
“Deshmia e Ylvi Beqajt si bashkepunetor i drejtesise, eshte e paligjshme. Ai nuk eshte “i bashkepandehur” me personat e tjere ne te njejtin procedim penal me ta. Ligji “per mbrojtjen e deshmitarve dhe bashkpuntoreve te drejtesise” parashikon si te tille, nje person qe eshte bashk i pandehur me te njejtet persona.
Ylvi Beqaj eshte person nen hetim per 1 veper penale tjeter. Per te cilen hetohet vetem. Ai s’mund te kete statusin e bashkpuntorit te drejtesise. Pranimi i tij si i tille nga gjykata eshte ne kundershtim me ligjin”, ishte pretendimi i avokateve te Danit.
Seanca e radhës u la për të mërkurën ora 15:00 ndërsa në mungesë të pranisë së avokatëve të zgjedhur nga të pandehurit gjykata u shpreh se do të caktojë mbrojtës kryesisht. Beqaj ka kallëzuar në prokurori se është kërcënuar e gjobitur nga Shullazi disa kohë më parë duke i marrë pronat dhe një vlerë parash në 500 mijë euro, ndërsa këto akuza janë mohuar prej Shullazit.
Më herët, në ndërprerjen e parë që ju bë seancës ku Shullazi do ballafaqohej me Ylvi Beqajn, avokatët kërkuan përjashtimin e një prej gjyqtareve të trupës gjykuese me argumentin se janë të njëanshëm, çka solli debat në sallë.
Beqaj ka deklaruar se Shullazi dhe banda e tij i kanë marrë afërsisht 500 mijë euro e po kështu edhe 20 për qind te pronësisë së hotel “Vollga” ne Durrës.



