
Kreu i PDK-së Nard Ndoka deklaroi në emisionin “Stay Tuned” se kryeministri Rama ndihet i frikësuar përballë Sali Berishës dhe Ilir Metës, dhe se ai është në panik për të ardhmen e tij pasi ka bërë shumë mëkate dhe ka kaluar vizën e kuqe.
Duke folur dhe për situatën e opozitës, Ndoka tha se tashmë opozita e ka larg pengesën reale, që ishte Lulzim Basha dhe se është zgjeruar dhe me parti të majta.
Kemi dhe ne mëkatet tona nëse shqiptarët kanë humbur besimin tek kryeministri ka humbur dhe tek opozita. Nuk e kemi Lulzim Bashën, si lider, e kemi larg si një pengesë reale. Prezenca e tij ishte kosto. Kemi rikthimin e Metës. Harku opozita është zgjeruar më shumë, kemi dhe parti të majta, por lajmi më i madh është kthimi i Berishës.
Rama është i frikësuar, ka përballë dy personazhet që ka pasur më shumë frikë në jetën e tij, i ka humbur logjikën dhe arsyen. Rama ndihet i frikësuar nga opozita, i trembur, është në panik për të ardhmen e tij, ka bërë mëkate, e ka kaluar vizën e tij shumë dhe në çështjen e standardeve. Rama është për momentin është i plotfuqishëm, ka aq shumë pushtete mbi kurriz sa kanë filluar ta fundosin.
Ndoka tha më tej se mëkati më i madh i Berishës ka qenë që nuk ka arritur të njohë Lulzim Bashën.
Mëkate bëjmë shumë të gjithë, por polikanët kanë mëkate për pasoja me qytetarët. Të miat janë të vogla. Nuk është se kam mëkate, por unë jam besimtar katolik, shkoj te prifti i them "kështu kështu" dhe pastrohem. Unë e konsideroj mëkat që Berisha nuk arriti të njohë Bashën. Erdhi momenti që Basha deshi të bëhej trim dhe nxori kokën, Berisha duhet ta kishte njohur, ky është mëkat që Berisha po e vuan dhe vetë, është kosto personale, morale. Vetëm Berisha mund të dilte jashtë shigjetave që i dolën. Berisha është pastruar nga mëkati politik. Ne gjithmonë e kemi lidhur pjesën e pistë të Bashës dhe me një vendimmarrje të Berishës, por koha tregoi që ishte më tepër një abuzim. Darka e ngjalave ishte një makat që nuk u njoh. E kishe për detyrë Meta.
Berisha dhe Meta kanë bërë gabime fatale dhe këto mëkate do i rregullojnë vetë. Unë e kam mbështetur Berishën që ditën e parë. Berisha nuk i ka mëkatet që kanë të tjerët. Është i vetmi politikan që nuk është takuar kurrë me kriminelë, është kryeministër që asnjëherë nuk i ka kërkuar një ministri të shkelë ligjin.



