Është identifikuar personi që humbi jetën mbrëmjen e djeshme në qytetin e Sarandës, pasi gjatë zhytjes në det i shpërthyeu bombola e oksigjenit.

Mësohet se viktima është Armandi Nelaj, 52 vjeç, banues në Sarandë.
Nelaj është biznesmen prej 13 vitesh dhe zotëron një kompani të mjeteve të rënda të ndërtimit.
Policia e Sarandës po heton intensivisht për ngjarjen, teksa është ngritur një grup hetimor i drejtuar nga Prokuroria e Sarandës.
Hetimet janë shtrirë në disa drejtime, përfshirë edhe ato me prapavijë kriminale.



