BE-ja ka përgatitur sanksione kundër disa shtetasve moldavë për komplot të dyshuar për një grusht shteti pro-rus, raportuan media të shumta të mërkurën. Dy të tjerë do të sanksionohen për aktivitet të dyshuar anti-ukrainas.
Komisioneri i politikës së jashtme dhe të sigurisë të BE-së, Josep Borrell, e përpiloi listën të hënën, sipas Radios Evropa e Lirë (RFE/RL) e mbështetur nga qeveria e SHBA-së. Sanksionet kërkojnë miratim përfundimtar në nivel ambasadori, por do të jetë më së shumti një "çështje e disa ditëve" , raportoi media në fjalë.
Pretendimet për një grusht shteti u artikuluan për herë të parë në shkurt të këtij viti nga presidenti ukrainas Vladimir Zelensky. Mandej zërat u përforcuan nga Presidentja moldave Maia Sandu, e cila po kërkon ta shtyjë ish-Republikën sovjetike drejt BE dhe NATO.
Në krye të listës janë biznesmeni dhe politikani me origjinë izraelite Ilan Shor, nënkryetarja e partisë së tij, Marina Tauber dhe ish-politikani Vladimir Plahotniuc. Ish-zyrtari i policisë Gheorghe Cavcaliuc dhe biznesmeni rus Igor Chaika thuhet gjithashtu janë të dyshuar.



