Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për ditën e sotme

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për ditën e sotme

Sot vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Orët e para të së premtes do të nisin me mot kryesisht të kthejllët, ndërsa pasditja sjell shtim të vranësirave, veçanërisht në zonat malore të lindjes dhe juglindjes së vendit.

Gjatë mesditës priten rreshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit të vendit. Ndërsa në zonat lindore dhe juglindore parashikohen reshje me intensitet mesatar, në formën e shtrëngatave të shkurtra.

Ndërkaq gjatë mbrëmjes reshjet pritet të dobësohen dhe të ndërpriten gradualisht. Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim me një shpejtësi mesatare prej 5 m/s, ndërsa në lugina dhe zona bregdetare mund të arrijë deri në 10 m/s.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy