Një automjet tip Benz i drejtuar nga 36 vjeçar është përplasur me një mjet tip BMW në aksin rrugor Lushnjë-Fier.
Policia bën me dije se përplasja ka ndodhur në vendin e quajtur “Pushimi i Shoferit”.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi Gazmend Sulko i cili ndodhet në spitalin e qytetit Lushnjë nën kujdesin e mjekëve.
Sulko është arrestuar në flagrancë nga policia, ndërsa ka kundërshtuar forcat e rendit që të kryej testin e alkoolit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”.



