Ligji për ndalimin e burkës në Danimarkë hyn në fuqi mes protestave

Ligji për ndalimin e burkës në Danimarkë hyn në fuqi mes protestave

Mbështetës dhe kundërshtarë të ndalimit të veshjeve që mbulojnë trupin e femrave, nga fytyra e poshtë, përfshi “niqab”-in ose burkën, po përplasen verbalisht në Danimarkë teksa ligji hyri në fuqi.

Marcus Knuth, i partisë liberale në qeverisje “Venstre”, tha se veshjet e mbajtura nga disa gra myslimane konservatore ishte “tejet shtypëse”.

Sasha Andersen, e grupit të aktivistëve “Party Rebels”, ka planifikuar zhvillimin e një demonstrate më vonë gjatë kësaj të mërkure, kundër asaj që ajo e quan si masë “diskriminuese” kundër grupit pakicë.

Ligjvënësit danezë miratuan legjislacionin në maj, i cili u paraqit nga koalicioni qeverisës i qendrës së djathtë që ka forcuar rregullat e azilit dhe imigracionit në vitet e fundit. 

Danimarka nuk është e vetmja në këtë zhvillim, pasi edhe vende të tjera europiane kanë ndaluar veshje të tilla, edhe pse argumentojnë se masat ndaluese nuk kanë për qëllim të godasin ndonjë fe në veçanti, duke qenë se nuk i ndalojnë shajet e kokës, “turban”-ët që shpesh jemi mësuar t’i shohim në filmat indianë apo edhe turq, apo kapelat hebraike.

I njohur botërisht si “ndalimi i burkave”, ky ligj konsiderohet se shënjestron kryesisht “niqab”-ët ose burkat. Vetëm pak gra myslimanë në Danimarkë mbajnë veshur të tilla veshje, që mbulojnë tërësisht fytyrën.

Ligji u lejon njerëzve të mbulojnë fytyrën kur ka një "qëllim të njohur", siç është moti i ftohtë ose në përputhje me kërkesat e tjera ligjore, të tilla si përdorimi i helmetave të motorit të kërkuara sipas rregullave të trafikut.

Ata që thyejnë regullat për herë të parë rrezikojnë një gjobë prej 1.000 koron ose 120 paund. Shkeljet e përsëritura mund të shkaktojnë gjoba të mëtejshme deri në 10,000 korona ose dënim me burg deri në gjashtë muaj.

Kushdo që detyron dikë që të veshë rroba që mbulojnë fytyrën duke përdorur forcën ose kërcënimet, mund të gjobitet ose të përballet me dy vjet burg. Austria, Franca dhe Belgjika kanë ligje të ngjashme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy