
Humbja e nuhatjes gjatë infektimit me Covid, veçanërisht nëse zgjat, sinjalizon një rrezik të lartë të përjetimit të problemeve njohëse dhe të kujtesës në periudhën pas infeksionit, si dhe për deficite konjitive të vazhdueshme për disa muaj pas shërimit nga Covid.
Rreziku i problemeve me kujtesën mund të jetë më shumë se dyfish, nëse problemet e nuhatjes me Covid vazhdojnë.
Kjo u zbulua nga një studim i sapo prezantuar në Kongresin Ndërkombëtar të Shoqatës së Alzheimerit të mbajtur në San Diego, Kaliforni, SHBA, të drejtuar nga Gabriela Gonzalez-Alemán e Universitetit Papnor të Buenos Aires.
Në studim u përfshinë afro 800 individë, të moshës 60 vjeç e lart dhe pa probleme njohëse përpara Covid-it.
Rezultoi se pavarësisht nga ashpërsia e infeksionit, 2/3-at e kampionit raportuan probleme të vazhdueshme me kujtesën pas shërimit nga Covid, për gjysmën e personave të përfshirë shfaqën probleme aq serioze sa ndikonin në jetën e përditshme.
Rezultoi se pavarësisht nga simptomat e infeksionit dhe ashpërsia e tyre, ata që kishin humbje të nuhatjes ishin më shumë se dyfish të rrezikuar nga çrregullime të vazhdueshme konjitive dhe të kujtesës edhe tre muaj pas shërimit.



