Ramabaja: Tirana zyrtare nuk po e kupton siç duhet politikën e Vuçiç, na presin tragjedi të mëdha nëse nuk përgatitemi (VIDEO)

Ramabaja: Tirana zyrtare nuk po e kupton siç duhet politikën e Vuçiç, na presin tragjedi të mëdha nëse nuk përgatitemi (VIDEO)

Drejtori i Institutit Shqiptar për Gjeopolitikë, Sadri Ramabaja, kërkon që deklaratave të ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla se Edi Rama po krijon konflikte me Kosovën, të mos iu jepet shumë zjarr, pasi thotë se Prishtina ka nevojë për Tiranën.

Në një lidhje me studion e lajmeve të MCN Tv, ai komentoi dokumentin teknik të Komisionit Europian drejtuar vendeve të Bashkimit Europian, konfirmon se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe thotë se do të ishte e logjikshme që të ndodhë një proces i tillë.

Do të ishte e logjikshme të bëhet kjo çështje për nderin e Komisionit Europian, për vetë politikat me peshë të Bashkimit Europian, në raport me shqiptarët në përgjithësi dhe Kosovën në veçanti.

Por fakti që dy diplomatë me peshë për këtë çështje vijnë nga dy vende që nuk e njohin Kosovën, këtu veçoj Miroslav Lajçak, kam një fije droje se ky grupim i disa shteteve europiane mund ta pengojë dhe këtë radhë.

Ndërsa në datë 13 tetor do të zhvillohet një takim, ku pikë e rendit të ditës është edhe çështja e vizave për Kosovën, por nga ana tjetër Serbia lobon kundër saj dhe njohjes, Ramabaja deklaroi se Serbia vazhdon të jetë në pozicion me Kosovën, njëlloj siç ishte në epikën e Millosheviçit.

Ka një dallim të vetëm që Millosheviçi ishte angazhuar edhe ushtarakisht në Kosovë, ndërsa ky angazhim i epokës së Vuçiç kërkon të zhbëjë realitetin politik të arritur pas luftës në Kosovë.

Tirana zyrtare nuk po e kupton siç duhet politikën e Vuçiç me shqiptarët në përgjithësi dhe Kosovën në veçanti.

Njoftimi i ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, se Policia e Kosovës po patrullon vijën kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dhe gjithë hapësirës së Liqenit të Ujmanit, ka shkaktuar reagimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiç se shqiptarët heshtas dhe fshehurazi po bëjnë përpjekje të marrin veriun e Kosovës, Ramabaja e krahason me Vladimir Putin.

Vuçiç veriun e Kosovës fatkeqësisht e trajton si pjesë të Serbisë, ngjashëm si Putin me republikat e aneksuara të Ukrainës, serbët po bëjnë me kombin shqiptar dhe me boshnjakët.

Duhet të përgatitemi për ditë të vështira në të ardhmen e afërt, nëse nuk përgatitemi, tragjeditë do jenë të mëdha, nëse përgatitemi, do e frenojmë.

Vendimin për monitorimin tripalësh të kufirit serbo-maqedonas nga Serbia, Austria dhe Hungaria, Ramabaja e sheh si hapin e parë për aneksimin e veriut të Kosovës.

Nuk duhet të ndodhte kurrsesi! Kosova ka shpallur pavarësinë e saj dhe e drejta ndërkombëtare i garanton që të ketë kontrollin e kufijve të saj.

Ndërsa për samitin mes liderëve të 44 shteteve në Pragë, ai shprehet se Europa ndodhet në një pozicion ndoshta më të rëndin që pas luftës së dytë botërore.

Në vitin ‘48-‘49 kishim propozim të kësaj natyre të De Gol, por koha tregoi se ishte propozim i përshpejtuar dhe mund të rrinte karshi interesave europiane dhe dështoi.

Edhe për këtë propozim të Macron, mund të hiqen paralele të tilla. Mbledhja në Pragë e 44 shteteve duket me rëndësi, por Komuniteti Politik Europian nuk e zëvendëson dot Bashkimin Europian.

Ky forum mbetet ndoshta një forum i radhës për t'u takuar politikanëve shqiptarë, do mund të rikthenin pozicionin europian të humbur pas luftës në Ukrainë, sidomos në rrafshin ekonomik dhe energjetik.

Tashmë që kriza energjetike është thelluar tej mase, fokusi bie në rrafshin e energjetikës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy