"Javës tjetër zbulojmë pse Putin ndërhyri në zgjedhjet presidenciale"

"Javës tjetër zbulojmë pse Putin ndërhyri në zgjedhjet presidenciale"

Drejtori i Zbulimit amerikan James Clapper, Shefi i Komandës së Sigurisë Kibernetike, admiral Michael Rogers dhe Nënsekretari i Mbrojtjes për Zbulimit, Marcel Lettre shprehen në një deklaratë të përbashkët se “vetëm zyrtarët më të lartë rusë, mund të kishin autorizuar vjedhjen kibernetike të të dhënave dhe bërjen publike të tyre”.

Shefi i Inteligjencës Amerikane premtoi se do të shpjegojë se pse Rusia ka ndërhyrë në zgjdhjet presidenciale amerikane, shkruan BBC. Drejtori i Inteligjencës Kombëtare James Clapper tha se Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi hakimin e email-eve të Partisë Demokratike, dhe motivi i këtij akti do të zbulohet javën e ardhshme.

Por Clapper nuk zbuloi shumë detaje nga ajo që tha vetëm u shpreh se ishte “një akt lufte”. Rusia ka mohuar përfshirjen por Shtetet e  Bashkuara kanë shpallur sanksionet kundër zyrtarëve rusë.

Një raport i ndërhyrjeve të jashtme në zgjedhjet amerikane iu dha Presidentit Barack Obama ditën e djeshme. Presidenti i zgjedhur Donald Trump do të informohet mbi raportin ditën e nesërme dhe versioni i paklasifikuar do të bëhet publik javën e ardhshme.

Zyrtarë të lartë të Inteligjencës Amerikane po japin dëshmitë  e tyre në Senatin e Komitetit të Shërbimeve të Armatosura që po merret me hetimin e çështjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy