Presidenti i SHBA Donald Trump kërcënoi të enjten Bashkimin Evropian dhe Kanadanë me tarifa të mëtejshme, duke i akuzuar po koordinojnë veprimet e tyre në dëm të Shteteve të Bashkuara në përgjigje të luftës tregtare të Uashingtonit.
"Nëse Bashkimi Evropian punon me Kanadanë për të dëmtuar ekonomikisht Shtetet e Bashkuara, do të vendosen tarifa në shkallë të gjerë, shumë më të larta se sa po konsiderohet aktualisht, për të mbrojtur mikun më të mirë që të dyja këto vende kanë pasur ndonjëherë!" Trump ka shkruar në rrjetin social TruthSocial.



