Deputeti demokrat Samir Korreshi duke folur për MCN Live theksoi se dalja me dy kandidatë në zgjedhje "u bën dëm demokratëve" dhe është konsideruar si "vrastare" nga Kryesia e PD Lushnjë.
Ai theksoi se ka ardhur koha që Tirana të mos i imponohet më Lushnjës, duke u shprehur se ka tentuar të dalë me një kandidat që në 6 mars.
I pyetur mbi kandidaturën e Bejkos në kryeqytet, Korreshi tha se do ta shihte më tepër në Gjirokastër se sa në Tiranë.
Unë i kam qëndruar mendimit dhe gjykimit tim që duhet të dalim me një kandidat. Dalja me dy kandidatë i bën dëm demokratëve dhe popullit opozitar. Nuk fitojmë dot me dy kandidatë. Në këto kushte kam bërë zgjedhjen time, kjo edhe në miratimin e Kryesisë së degës Lushnjë, që ka gjykuar se dalja me dy kandidatë do ishte vrastare pasi ishim një herë me dy kandidatë dhe s’morëm dot as votat e 25 prillit. E njëjta gjë mund të ndodhë përsëri. Akoma s’kemi mjekuar plagët që la 6 marsi në Lushnjë. Ne nuk mund të prodhonim një betejë të dytë kot për mustaqet e Çelos, për të provuar kush ka brirë më të fortë, pavarësisht se mund të kenë ndryshuar brirët, dikujt mund t’i jenë forcuar apo dobësuar. Unë provova edhe në 6 mars të dilja me një kandidat, por Tirana është gjithmonë më e fortë se sa ne provincialët. Kur të vjen dikush i kollarisur nga Tirana, neve na meket goja dhe s’gjykojmë dot ashtu si duhet, por na imponohet mendimi i Tiranës. Ka ardhur koha të mos na imponohet më mendimi i Tiranës.
Pavarësisht se e kam mik e shok, do ta shikoja më tepër Landin (Roland Bejkon) në Gjirokastër se sa në Tiranë. Nuk ka asnjë shans, apo mundësie me dy kandidatë. Është çështja e frymës, sepse njerëzit do thonë ja këta përsëri nuk e kanë seriozisht”.
Ndërsa u ndal te tre skenarët brenda PD-së, Korreshi tha:
Unë mendoj dhe gjykoj që PD jo e Rithemelimit kishte mundësi, ka disa kandidatë që janë fitues, por prapë po të ishin ishin një. Nëse do ishte gjetur emëruesin e përbashkët me Rithemelimit, që të gjykohej se kush do të ishte kandidati fitues mes dy kandidatëve, ai duhet të kandidonte. Vetëm në raste të jashtëzakonshme mund të fitohet me dy kandidatë brenda PD. Psh. Agron Kapllanaj është një person që e njoh mirë, dhe e di forcën e tij në qarkun e Fierit. Berisha duhet të bënte një hap prapa sepse ka treguar në kohë të vështira, që në një zonë të majtë ka fituar”.
I pyetur nëse do e mbështesë Eduart Sharkën për bashkinë e Lushnjës, Korreshi tha “po patjetër, duke shtuar se Kryesia ka vendosur të mos dalë me dy kandidatë në këtë qytet, pasi nuk fitohet”.
I pyetur se cili është qëllimi i Alibeajt, Korreshi tha:
Këtë duhet të pyesni atë. Nuk mund të flasë me fjalët e Berishës, jo i shitur, jo i pashitur. Nuk e kam ndryshuar asnjëherë qëndrimin tim. Kam bërë edhe takime shumë të shpeshta me grupin tjetër, ku kam kërkuar të mbështesnim kandidatin Sharka dhe të futeshim te sigla e PD. Edhe atje erdhi dikush me kollare e ‘Range Rover’ dhe ua prishi mendjen. Unë do kontribuoj që kandidati i zgjedhur nga demokratët e Lushnjës, jo të gjithë....Do t’u kthejmë reston duke e mbështetur”.



