Shehaj: Intensiteti i zjarrit në pyllin e Pishporos ka rënë, s’ka rrezik për përhapje të flakëve në zona të banuara (VIDEO)

Shehaj: Intensiteti i zjarrit në pyllin e Pishporos ka rënë, s’ka rrezik për përhapje të flakëve në zona të banuara (VIDEO)

Prefekti i bashkisë Fier Lefter Shehaj duke folur në një lidhje Skype në edicionin e lajmeve në MCN TV tha se aktualisht intensiteti i vatrave të zjarrit në pyllin e Pishporos ka rënë. Ai vuri në dukje se deri më tani nuk ka rrezik për përhapje të zjarrit në zonat e banuara. Po ashtu Shehaj bëri me dije se janë mbrojtur edhe njësitë ekonomike, stanet, si dhe një pjesë e pemëtoreve dhe ullishteve. 

Aktualisht intensiteti i vatrave të zjarrit është ulur, për shkak të rënies së temperaturave dhe për shkak të intensitetit të ulët të erës. Po vazhdojmë të operojmë me dy buldozerë, duke hapur korridore mes masivit pyjor, e para për t’u aksesuar më lehtë përmes zjarrfikëses, dhe e dyta për të ndarë zonat e prekura nga zjarri nga zona tjetër e paprekur. Sot gjatë gjithë ditës kemi pasur në operim 8 mjete zjarrfikës. Sot kanë operuar në terren edhe Forca të Armatosura deri në 6 të pasdites. Gjithmonë operohet në orët e para të mëngjesit dhe në mbrëmje kur zjarri bie. 

Deri më tani zonat e banuara, njësitë ekonomike, stanet, dhe një pjesë pemëtoreve dhe ullishteve janë mbrojtur pa u cenuar aspak nga rreziku i zjarreve dhe vijojmë t’i mbajmë nën kontroll. Deri më tani s’ka problem dhe s’ka pasur nevojë për evakuime qoftë të banorëve, qoftë të gjësë së gjallë. Deri në këtë orë mund të jenë 5-6 vatra aktive në brendësi të pyllit, që janë të paaskesueshme dhe në zonë pyjore të lartë. Shkaku është riaktivizimi i një vatre të mëhershme, për atë ka një person të proceduar. Por ka pasur një zjarrvënie, nuk ka qenë zjarr natyral”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy