“AKSHI”, Xama: Fryheshin tenderat për të përfituar sa më shumë para

“AKSHI”, Xama: Fryheshin tenderat për të përfituar sa më shumë para

Gazetarja Ola Xama, për skemën e AKSHI-t ngre pikëpyetje për mungesën e kontrollit nga institucionet shtetërore. 

 

Nga studio e “MCN Economy” ajo deklaroi se ajo që e dallon këtë skemë korrupsioni nga të tjerat, nuk është vetëm përfitimi i padrejtë i qindra milionë eurove nga paratë publike, por se për herë të parë shihet se një institucion publik në varësi të Kryeministrit, që reklamohej si sukses për digjitalizimin, është kthyer në një vjedhje të madhe, por me ndihmën e grupeve kriminale. 

 

Sipas saj, kjo skemë tregoi se nën ndikimin e Ergys Agasit fryheshin vlerat e tenderave, në mënyrë që të përfitoheshin sa më shumë para.

 

Kompanitë skualifikoheshin nga gara, sipas SPAK në mënyrë të padrejtë, por dhe kur ata ankimonin, merreshin peng me ndihmën e grupeve kriminale që të tërhiqeshin. Nuk kam parë në asnjë dosje tjetër korrupsioni që të sekuestrohet një vlerë kaq e madhe pasurish prej 40 milionë eurosh, ndërkohë që hetimet janë në vijim.

 

SPAK ka zbuluar një pasuri shumë të madhe të Ergys Agasit, i cili ka punuar më parë si një punonjës i thjeshtë i administratës publike dhe lind pyetja si ka mundësi të ketë grumbulluar një pasuri të tillë. Por SPAK e sheh Agasin si organizatorin e grupit kriminal, i cili përcaktonte se kush fitonte tenderat, sa para do kalonin te kompania e tij “EA Solution” dhe ishte ai që diktonte drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. 

 

Madje Agasi ka arritur të falsifikojë prona, pyje, ka arritur të ndërtojë pa leje. Ka arritur të bëjë legalizime për pronat në 2020, kur ai nuk kishte as akses në sistem. Por kanë qenë zyrtarë të Kadastrës që kanë bërë kallëzim më pas në Prokurorinë e Tiranës. Pyetja që lind është ku kanë qenë kontrollet e institucioneve të shtetit dhe si ka mundësi një person i lidhur me grupet kriminale të marrë vendime në një institucion që ka në dorë të dhënat e sigurisë kombëtare. 

 

Ergys Agasi blinte vera dhe makina të shtrenjta, por paguante dhe zyrtarët publikë. Në rastin e AKSHI-t kemi të bëjmë me një skemë ku këto kompani kanë kontrata aktive dhe marrin para nga shteti shqiptar dhe pse janë të dyshuar për korrupsion, shkelje e barazisë në tendera, etj., prandaj është me rëndësi sekuestrimi i aseteve, pasi mund t’i hapej rruga tjetërsimit të këtyre kompanive. 

 

Afera e AKSHI-t nuk ndodhi në momentin që u përfshi Ergys Agasi, skema të tilla kanë qenë dhe më parë në këtë agjenci. Mirë është të dokumentohet se kush janë biznesmenët që i kanë përfituar në mënyrë të padrejtë këto para. Për fondin limit përjashtoheshin të gjithë ekspertët dhe e përcaktonte dikush që rrinte në hije, si Ergys Agasi. Fryheshin tenderat për të përfituar para. 

 

Ka patur abuzim jo vetëm me paratë publike, por me punonjësit e AKSHI-t për mënyrën se si duhet të vepronin, apo përfshirja e punonjësve të kompanive private, duke marrë dhe fshehur prona në emër të tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy